Krerët e PDK-së takohen me Kasanofin, theksohet rëndësia e bashkërendimit të qëndrimeve me SHBA-në

Krerët e PDK-së takohen me Kasanofin, theksohet rëndësia e bashkërendimit të qëndrimeve me SHBA-në

Aktuale October 11, 2024 - 11:44

Kryetari i PDK-së, Memli Kkrasniqi, bashkë me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza dhe anëtaren Vlora Çitaku, janë takuar sot me Zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Alexander Kasanof.

Krasniqi ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, transmeton Zeri.info.

“Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërisht me SHBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj”.

“Zëvendësndihmës Sekretarin Kasanof e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin shtetit tonë. Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Krasniqi pas takimit. /Zëri