Haradinaj pas takimit me Kasanofin: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën vazhdon, pavarësisht vështirësive nga Qeveria

Haradinaj pas takimit me Kasanofin: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën vazhdon, pavarësisht vështirësive nga Qeveria

Aktuale October 11, 2024 - 11:32

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot në Ambasadën Amerikane zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderojë Kasanofin dhe ambasadorin Hovenier për angazhimin e tyre ndaj Kosovës.

“Mbështetja e fuqishme e SHBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon, përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar Qeveria.

E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet është bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-në, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm”, shkroi Haradinaj. /Zëri