Osmani pret në takim lamtumirës Komandantin Ulutuas: Prania e KFOR-it është kyçe për paqe dhe stabilitet

Osmani pret në takim lamtumirës Komandantin Ulutuas: Prania e KFOR-it është kyçe për paqe dhe stabilitet

Aktuale October 10, 2024 - 23:27

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Osmani ka vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyçe për paqe dhe stabilitet.

“Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e gjeneralit Ulutaë në funksion të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyçe për paqe dhe stabilitet. Më tej, presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe falënderoi gjeneralin Ulutaë për kontributin e deritashëm, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.