Abdixhiku: Momentumi ynë është në rritje

Abdixhiku: Momentumi ynë është në rritje

Aktuale October 10, 2024 - 21:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se i ka vazhduar takimet në fshatrat Studençan dhe Mushtisht të Suharekës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se interesim i madh dhe në rritje i qytetarëve për Lidhjen Demokratike dhe atë çfarë sot përfaqësojnë.

“Në çdo takim që po kam - gjithandej Kosovës - shoh besim e shpresë mes njerëzve tanë. Ata janë të interesuar për zgjidhje konkrete ndaj përballjeve të tyre të përditshme. Këto zgjidhje i kemi ne!. Momentumi ynë është në rritje sepse qytetarët po i besojnë Lidhjes, të djathtës dhe vizionit tonë për zhvillim, integrim e bërjen e së ardhmes! Rrugën e bëjmë bashkë”, tha ai.