Lajçaku takon Bislimin në Vjenë, flasin për implementimin e plotë të Marrëveshjes Ohër-Bruksel

Lajçaku takon Bislimin në Vjenë, flasin për implementimin e plotë të Marrëveshjes Ohër-Bruksel

Aktuale October 10, 2024 - 18:05

Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot në Vjenë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçaku ka thënë se këtë takim e kanë realizuar në kuadër të përgatitjes së takimit të radhës të shefave të ekipeve negociatore.

“Ne kemi diskutuar në detaje për implementimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën për Normalizim”, ka thënë Lajçaku.