Hovenieri i uron mirëseardhje Kasanofit: Presim vizitë produktive, do t’i adresojmë shqetësimet e përbashkëta
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, i ka uruar mirëseardhje Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ri amerikan, Alexander Kasanof për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe rajon.
Hovenier përmes një postimi në platformën " X " ish-Twitter tha se presin një vizitë produktive të Kasanofit, duke treguar mbështetjen afatgjate amerikane për popullin e Kosovës.
“Presim një vizitë produktive duke treguar mbështetjen tonë afatgjate për popullin e Kosovës, për të adresuar shqetësimet e përbashkët dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës, si një shtet sovran, i pavarur dhe multientik”, shkroi Hovenieri.
Delighted to welcome Deputy Assistant Secretary Kasanof today for his first official visit in his current role to Kosovo and the region. We look forward to a productive visit, showcasing our long-term support to the ë people, addressing shared concerns, and seeking to achieve… pic.twitter.com/9BLWxoeUAl
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 10, 2024