Ushtarët e FSK-së realizojnë me sukses trajnimin “Taktikat me njësi të vogla”

Ushtarët e FSK-së realizojnë me sukses trajnimin “Taktikat me njësi të vogla”

Aktuale October 10, 2024 - 15:23

Komanda e Forcave Tokësore, në kuadër të planit të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve luftarake, ka realizuar me sukses trajnimin “Taktika me njësi të vogla” (TTNJV).

Kështu bëhet e ditur në një postim të FSK-së në Facebook.

“Trajnimi ‘Taktika me njësi të vogla’ (TTNJV) është një ndër trajnimet më specifike dhe të veçanta që realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT), i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, që është një trajnim i karakterit profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra ku kërkohet sfidë dhe angazhimi i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit.

Komanda e Forcave Tokësore, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake, ka vazhduar të realizojë me profesionalizëm, përkushtim dhe disipline trajnime të nivelit të avancuar për të arritur qëllimin dhe objektivat FSK-së, me qëllim të përmbushjes së misionit mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.