Dhuratë nga Turqia dronët kamikazë, Rama: S’duhet ta shqetësojë askënd se kë do ta godasë Shqipëria

Dhuratë nga Turqia dronët kamikazë, Rama: S’duhet ta shqetësojë askënd se kë do ta godasë Shqipëria

Aktuale October 10, 2024 - 15:13

Gjatë konferencës për shtyp me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, njoftoi se Shqipëria do të marrë dronë kamikazë për ushtrinë.

Kryeministri u shpreh se çmon dhuratën e presidentit turk, ndërsa theksoi se kjo dhuratë “nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do të godasë Shqipëria”.

“Sot jemi më të përmbushur falë një etape të re të fuqizimit të marrëveshjes ushtarake. Dihet që Shqipëria ka arritur një nivel të lartë për kapacitetin e industrisë ushtarake dhe kemi bërë investime në këtë fushë.

Unë e çmoj posaçërisht dhuratën e presidentit sot, në këtë kohë të trazuar kur bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të konsiderueshëm të dronëve kamikazë. Është një dhuratë që nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do të godasë Shqipëria, por një dhuratë që përmban një mesazh shumë të qartë të Turqisë në raport të kësaj marrëveshjeje, që Shqipëria është e pagoditshme”, u shpreh kryeministri. /Top Channel