Vukmiroviqi emërohet zëvendësministër
Aktuale
October 10, 2024 - 14:08
Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot Nenad Vukmiroviqin zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmiroviqin, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.
Emërimi i Vukmiroviqit erdhi pas shkarkimit të Radoica Radomiroviqit, i cili dyshohet se bashkëpunonte me shërbimet sekrete serbe. /Zëri