Opozita lëshon sallën, pasi s’u votua propozimi për të diskutuar rreth përgjimeve
Foto: Laura Hasani

Opozita lëshon sallën, pasi s’u votua propozimi për të diskutuar rreth përgjimeve

Aktuale October 10, 2024 - 12:17

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet ende pa filluar seanca, pasi deputetët e opozitës fillimisht kërkuan që sot të shmanget rendi i ditës dhe të diskutohet për përgjimet e pretenduarat të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, me Millan Radoiçiqin.

Image

Kërkesa e opozitës nuk ka marrë votat e nevojshme, pasi 50 deputetë votuan kundër dhe 33 ishin pro që në seancën e sotme të diskutohet kjo temë, raporton Zeri.info.

Pas kësaj, deputetët e opozitës kanë lëshuar sallën, ndërsa seanca u ndërpre pasi në Kuvend nuk pati kuorum, ku të pranishëm mbetën vetëm 60 deputetë. /Zëri

Image