Kusari-Lila: Biseda me Radoiçiqin e montuar, vetëm një herë kam biseduar me të dhe atë në shqip
Foto: Laura Hasani

Kusari-Lila: Biseda me Radoiçiqin e montuar, vetëm një herë kam biseduar me të dhe atë në shqip

Aktuale October 10, 2024 - 11:26

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur se është e lehtë të verifikohet se për çfarë ka folur ajo me terroristin Millan Radoiçiq.

Ajo shprehet se ka biseduar vetëm për Marrëveshjen për energjinë me terroristin Millan Radoiçiq, njofton Klankosova.tv.

“Një matematikë e thjeshtë e tregon se nuk kemi pasur nevojë për ta. Në korrik 2023, 13 muaj nga largimi i Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës. Vetëm një bisedë përmes telefonit, ka ndodhur me insistim për çështje të sigurisë për Marrëveshjen e energjisë. Nuk e ndërroj as një pikë, as presje nga deklaratat e mia”, tha Kusari-Lila.

Ajo po ashtu thotë se vetëm një herë ka biseduar me Radoiçiqin dhe atë në gjuhën shqipe.

“Ajo nuk është bisedë imja, është bisedë e montuar, vetëm një bisedë kam bërë në gjuhën shqipe”.

Tutje shton se lidhur me këtë rast ajo kërkon ekspertizë të thellë.

“Pastrimi i figurës së kryekriminelit Radoiçiq nga mediat është për keqardhje”, thotë deputetja tutje.

Për Listën Serbe Kusari-Lila shprehet se është organizatë kriminale.

“Lista Serbe e ka dëshmuar se është organizatë kriminale dhe nuk kanë mundur ta shantazojnë qeverinë ‘Kurti’”.