Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së
Foto: Laura Hasani / Ilustrim

Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Aktuale October 09, 2024 - 22:20

Qytetarët të cilët ia mësyjnë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nuk përballen vetëm me mungesë të barnave e pritje të gjata.

Por atyre u kanoset dhe një rrezik tjetër, kafshimi nga qentë e shumtë, të cilët bredhin në oborrin e QKUK-së.

E viktimë sonte ishte një grua, e cila po e shoqëronte një paciente, familjare të saj në Klinikën e Neurologjisë.

Ajo u sulmua nga qentë, të cilët i shkaktuan asaj plagë të rënda.

Indeskonline ka siguruar një foto të gruas e cila u sulmua, ku shihen plagë të shumta në këmbët e saj.

E rastin e ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente Sami Bajqinca.

Ai ka thënë se pacientja është trajtuar në Emergjencë dhe tashmë është transferuar në Klinikën Infektive.

“ Një grua është sulmuar sonte prapa Klinikës së Neurologjisë. Ajo ka qenë përcjellëse e një paciente në këtë klinikë. Pacientja është trajtuar tek ne dhe tashmë është transferuar në Klinikën Infektive”, ka thënë Bajqinca.

Image