Banorët në Rrugën C në Prishtinë kanë mbetur pa ujë që nga ora 14:00
Foto: Ilustrim

Banorët në Rrugën C në Prishtinë kanë mbetur pa ujë që nga ora 14:00

Aktuale October 09, 2024 - 22:18

Përkundër se KRU “Prishtina” kishte njoftuar se ndërprerja e ujit do të ishte deri në ora 17:00, banorët e asaj zonë thonë se ende nuk kanë ujë.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, tha se kjo ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Badoc.

“Njoftojmë të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Badoc, se kemi ndërprerje të energjisë elektrike në këtë Impiant si shkak i punimeve teknike nga KEDS”, tha ajo për Telegrafin.

Sipas KEDS-it punimet do zgjasin deri sot në orën 17:00.

“Si pasojë do të ketë çrregullime të furnizimit me ujë për zonat që furnizohen nga ITU Badoc. Energjia është lëshuar në 18:45, dhe normalisht merr kohe rifunksionimi i impiantit, derisa të stabilizohet” , tha ajo.