Vuçiqin e acaron prezenca e Osmanit në Samit: Këta të Evropës po e thërrasin gjithkund

Vuçiqin e acaron prezenca e Osmanit në Samit: Këta të Evropës po e thërrasin gjithkund

Aktuale October 09, 2024 - 20:37

Prezenca e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në ngjarjet ndërkombëtare, e ka acaruar edhe sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Këta të Evropës e ftojnë çdo kund”, është shprehur me zemërim, presidenti serb, Vuçiq, referuar pjesëmarrjes së presidentes Vjosa Osmani në Samitin e Dubrovnikut, transmeton klankosova.tv.

”Vjosa Osmani ishte e pranishme vitin e kaluar në Tiranë dhe pardje në Athinë, të gjithë nga Europa e bëjnë kështu kur ftojnë”, tha ai ndër tjera.

Presidenti serb, Vuçiq para të pranishmëve pavarësisht kërkesave, konfirmoi se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim për sanksionimin e Rusisë për agresionin në Ukrainë.