UNMIK-u reagon pas marrëveshjes për CEFTA-n

UNMIK-u reagon pas marrëveshjes për CEFTA-n

Aktuale October 09, 2024 - 20:35
Shefja e UNMIK-ut për marrëveshjen e CEFTA-s: Kemi mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Qeveria e Kosovës ka pranuar që të largojë kufizimet ndaj mallrave serbe, pasi Kosova është akuzuar se ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s.

Kosova ishte bërë pjesë e CEFTA në vitin 2006, akoma pa u shpallur pavarësia e Kosovës. Kështu në emër të Kosovës kishte nënshkruar UNMIK-u.

Tashmë ka ndodhur ndryshimi, Kosova do të përfaqësohet pa UNMK-un. E pas marrëveshjes për CEFTA ka reaguar UNMIK-u.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, merr parasysh një marrëveshje të arritur më herët sot mes palëve të CEFTA-s, përfshirë UNMIK-un, për miratimin e një vendimi për ndryshimin e Komitetit të Përbashkët të Rregullores së Punës. UNMIK-u ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në lehtësimin dhe mundësimin e bashkëpunimit në CEFTA, duke mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur sot. Ky vendim hapi rrugën për miratimin e marrëveshjeve novator në dobi dhe prosperitet ekonomik të njerëzve në rajon”, thuhet në njoftim e UNMIK-ut.