Erdogani nesër në Tiranë, zbulohet agjenda

Erdogani nesër në Tiranë, zbulohet agjenda

Aktuale October 09, 2024 - 19:53

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë.

Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00 të paradites.

Erdogan pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, shkruan TopChannel.

Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime.

Agjenda e plotë:

11:30 – 11:40

Ceremonia e pritjes në Presidencë

11:40 – 12:40

Takim me presidentin Begaj

12:40 – 13:40

Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

13:40 – 14:00

Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

14:00 – 14:30

Konferencë Erdogan- Rama

16:30 – 17:30

Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.