Osmani në Dubrovnik: Riafirmova mbështetjen për ukrainasit
Foto: Facebook

Osmani në Dubrovnik: Riafirmova mbështetjen për ukrainasit

Aktuale October 09, 2024 - 17:50

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik të Kroacisë.

Në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Osmani ka deklaruar se edhe një herë e ka shprehur përkrahjen e Kosovës për Ukrainën.

“Në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik për ta riafirmuar mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri!”, ka thënë Osmani.