Kishin humbur rrugën në Malin e Çikës, policia shqiptare shpëton turistet gjermane

Kishin humbur rrugën në Malin e Çikës, policia shqiptare shpëton turistet gjermane

Aktuale October 09, 2024 - 16:29

Policia e Himarës dhe forcat zjarrfikëse u kanë ardhur në ndihmë dy turisteve gjermane të cilat kishin humbur orientimin në malin Çikës si pasojë e mjegullës

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pasi forcat e policisë kanë marrë sinjalin Sos nga turistet kanë nisur menjëherë operacionin. Pas pesë orë kërkimesh ata kanë lokalizuar vendndodhjen e tyre.

Të dyja turistet janë në gjendje të mirë shëndetësore.