Rohde: Kosova nga tani do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj në CEFTA dhe jo nga UNMIK-u
Foto: Laura Hasani

Rohde: Kosova nga tani do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj në CEFTA dhe jo nga UNMIK-u

Aktuale October 09, 2024 - 15:12

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA.

Rohde ka thënë se tash e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, ashtu siç duhet, dhe jo nga UNMIK-u.

“Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë organ rajonal”, shkroi Rohde.