Bislimi do ta takojë nesër Lajçakun

Bislimi do ta takojë nesër Lajçakun

Aktuale October 09, 2024 - 15:03

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka njoftuar se nesër do ta zhvillojë një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak.

Në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ai tutje tha se Lajçaku është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve.

“Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Nuk e di kur do të jetë ai takim. Unë nesër do ta takoj Lajçakun dhe pastaj do të mundë të dakordohemi se si ecët më tutje”, tha Bislimi.