Haradinaj: Sveçla ka qenë në gjumë kur ka ndodhur sulmi në Banjskë
Aktuale
October 08, 2024 - 22:21
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke folur për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar që ka ndodhur në Banjskë, tha se,
ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka qenë në gjumë kur ka ndodhur ky sulm terrorist ku kishte mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku.
“Pyeteni në sa është zgjuar në atë ditë që ka ndodhur sulmi? Pashë zotin pyeteni. Pyeteni në sa është kyçur ministrin Sveçla në këtë temë, ose Albini?. Shumë vonë se plot të tjerë, shumë ma vonë se unë në këtë rast”, tha ai në Klan Kosova.