Kurti: Diaspora mbetet një prej shtyllave kryesore të historisë sonë
Foto: ZKM

Kurti: Diaspora mbetet një prej shtyllave kryesore të historisë sonë

Aktuale October 08, 2024 - 21:11

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mirëpritur dhe ka bashkëbiseduar me gjeneratën e tretë të Programit për Diplomaci Qytetare të cilët përfaqësojnë diasporën nga 11 shtete: Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, ShBA-të, Austria, Danimarka, Franca, Suedia, Gjermania, Kanadaja, Sllovakia dhe Turqia.

Image

"Përgjatë takimit, kryeministri Kurti i uroi mirëseardhjen bursistëve duke i falënderuar ata për kontributin e tyre në institucionet e Kosovës. Ai tha se Programi për Diplomaci Qytetare është një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë sonë për diasporën, gjersa diaspora mbetet një prej shtyllave kryesore të historisë sonë dhe luan një rol kyç në zhvillimin dhe rritjen e shtetit", thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Image

Mes tjerash kryeministri nënvizoi rolin e rëndësishëm që bursistët e kanë përmes këtij programi, për sjelljen e perspektivës dhe aftësive që ndihmojnë në modernizimin dhe zhvillimin e mëtejmë të institucioneve tona publike, dhe rëndësinë e thellimit të lidhjes së tyre me Kosovën, si profesionistë dhe qytetarë diplomat.

Image

Kjo është gjenerata e tretë e përgjithshme dhe e dyta që vendoset në institucione të ndryshme të vendit. Gjenerata e tretë përfaqëson diasporën tonë nga 11 shtete: Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, ShBA-të, Austria, Danimarka, Franca, Suedia, Gjermania, Kanadaja, Sllovakia dhe Turqia. Institucionet ku tashmë janë vendosur bursistët e gjeneratës së tretë përfshijnë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Muzeun Kombëtar.

Image

Image