Kurti në takim lamtumirës, falënderon komandantin e KFOR-it për kontributin në fushën e sigurisë
Foto: ZKM

Kurti në takim lamtumirës, falënderon komandantin e KFOR-it për kontributin në fushën e sigurisë

Aktuale October 08, 2024 - 21:04

Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash bëri një vizitë lamtumire në zyrën e kryeministrit Albin Kurti.

Takimi i pestë zyrtar për këtë vit mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, kësaj radhe ishte ai i lamtumirës, kur po i vjen fundi mandatit të Gjeneral Majorit.

Image

“Duke e falënderuar komandantin e KFOR-it Ulutas për kontributin e shërbimin e tij në fushën e sigurisë, kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e ngushtë, komunikimin, koordinimin dhe bisedat përherë të sinqerta e në frymën e sinergjisë për ruajtjen e paqes e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Image

Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona të sigurisë e veçanërisht Policisë së Kosovës me Misionin e NATO-s në Kosovë KFOR-in. Kryeministri nënvizoi edhe rëndësinë e sundimit të ligjit dhe ofrimit të një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.

Image

Kryeministri Kurti shoqërohej në këtë takim nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. /Zëri

Image