Emisari i SHBA-së viziton Kosovën këtë javë

Emisari i SHBA-së viziton Kosovën këtë javë

Aktuale October 08, 2024 - 17:28

Emsiari amerikan dhe zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Aleksander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë. Kështu kanë konfirmuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Kasanof do të takohet me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, partive opozitare, shoqërisë civile dhe bizneseve.

“Zëvendës Ndihmëssekretari Kasanof do të vizitojë Kosovën këtë javë për konsultime të rregullta me zyrtarë të qeverisë, liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe biznesin”, kanë deklaruar për Express nga Ambasada e SHBA-së.

Kasanof ka vizituar Bosnje e Hercegovinën gjatë ditës së hënë dhe pas Bosnjës do të qëndrojë edhe në Serbi.