Qytetarët vushtrrias ftohen për dhënie vullnetare të gjakut më 17 tetor
Foto: Zëri / Ilustrim

Qytetarët vushtrrias ftohen për dhënie vullnetare të gjakut më 17 tetor

Aktuale October 08, 2024 - 16:17

Komuna e Vushtrrisë ka ftuar të gjithë qytetarët që gëzojnë shëndet të mirë, të enjten e ardhshme më 17 tetor, të dhurojnë gjak vullnetarisht për personat në nevojë.

Sipas njoftimit, më 17 tetor Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut do të jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri.

Dhurimi vullnetar i gjakut do të bëhet nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

“Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu”, thuhet në ftesë.