Izedin Bytyqi largohet nga Ministria e Mjedisit, i shoqëruar nga zyrtarët policorë

Izedin Bytyqi largohet nga Ministria e Mjedisit, i shoqëruar nga zyrtarët policorë

Aktuale October 08, 2024 - 13:17

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, është larguar nga zyrat e Ministrisë.

Ai dyshohet për përfshirje në rastin e faljes së borxheve të kompanive të ambalazhuesve të ujit.

Prokuroria Speciale e Kosovës për Ekonominë Online ka konfirmuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.

“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, nga Neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së parasë nga Neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga Neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”.