Kurti së bashku me ministrat Krasniqi e Murati takohen sot me kryeartët e komunave
Foto: Laura Hasani

Kurti së bashku me ministrat Krasniqi e Murati takohen sot me kryeartët e komunave

Aktuale October 08, 2024 - 08:05

Kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati do të mbajnë takim me kryetarët e komunave.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal dhe se temat e takimit do të jenë në lidhje me strategjinë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata Kolektive.

“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, kemi nderin të ju ftojmë në takimin e përbashkët me SHTZ Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe kryetarët e Komunave. Temat të cilat do të trajtohen janë: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata Kolektive dhe Të ndryshme”, thuhet në njoftim.