Kurti: Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner e aleat i fuqishëm

Kurti: Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner e aleat i fuqishëm

Aktuale October 07, 2024 - 21:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Mediteran në Ministrinë për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), Victoria Billing me tw cilwn bisdedoi rreth tërheqjes së investitorëve britanikë në Kosovë.

Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se përgjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner e aleat i fuqishëm i Republikës së Kosovës si dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur të saj ndaj shtetit tonë.

Në këtë takim Kurti e ka njoftuar Billing rreth përparimit të Kosovës, zhvillimit ekonomik si dhe progresin shoqëror e demokratik.

“Ndër hapat e politikat e ndërmarra nga qeveria, kryeministri përmendi dhe shtesat për fëmijë dhe nënat e reja, arsimin publik falas, rindërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë, rritjen e pensioneve, rritjen e incentivave për punësim e atë veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, investimet në energjinë e gjelbër përmes edhe ankandit solar prej 100 MËh, mbështetja e prodhuesve vendorë dhe bursat për vajzat dhe gratë në fushat STEM, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë”, thuhet në njoftim.

Në takim u bisedua dhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit tregtar dhe rëndësisë së zgjerimit të mundësive dhe terheqjes së investitorëve britanikë në Kosovë.

Prezent në takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.