Abdixhiku për qeverisjen e Kurtit: Për katër vjet veç dy kilometra rrugë u shtruan në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku për qeverisjen e Kurtit: Për katër vjet veç dy kilometra rrugë u shtruan në Kosovë

Aktuale October 07, 2024 - 21:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit për katër vjet mandat i ka shtruar vetëm 2 kilometra rrugë shtesë.

Ai  tha se Qeveria ka menaxhuar 12 miliardë euro dhe ka shtruar vetëm dy kilometra rrugë.

Tutje, Abdixhiku ka pyetur kosovarët se cila është gjendja e tyre sot krahasuar me katër vite më parë.

“Unë i pyes kosovarët sot a jeni më mirë sesa keni qenë para 4 vite. A janë fëmijët në shkolla më të mira, a janë spitalet më të mira, a janë rrugët më të mira”.

“Kjo Qeveri për katër vite i ka shtruar vetëm 2 kilometra shtesë rrugë në Kosovë. Katër vite 2 kilometra rrugë janë shtruar”, ka thënë Abdixhiku. /express