Protestuesit në Shqipëri grumbullohen te selia e PD-së

Protestuesit në Shqipëri grumbullohen te selia e PD-së

Aktuale October 07, 2024 - 18:15

Në selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur me qindra qytetarë, të cilët do të marrin pjesë këtë të hënë në protestën e thirrur nga opozita.

Me thirrjet: Berisha, Berisha, fitore, fitore, protestuesit janë nisur nga selia e Partisë Demokratike drejt sheshit “Skënderbej” nga ku do të nisë zyrtarisht protesta.

Sipas A2CNN, është bërë e ditur se në këtë protestë nuk do të ketë fjalime, por dyshohet se protestuesit do të bllokojnë disa akse rrugore.

Ndërkohë, efektivët e policisë janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës, nga Kryeministria te Bashkia e Tiranës.