Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë për të blerë vota
Foto: Laura Hasani

Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë për të blerë vota

Aktuale October 07, 2024 - 15:08

Ish-ministrja e Financave, aktualisht deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të pensioneve.

Bajrami theksoi se rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë, siç ka shkruar ajo, për të blerë vota, “është skemë e korrupsionit publik”.

“Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi, sepse atëherë nuk kishte zgjedhje. Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftueshëm, sepse vetëm norma e inflacionit që ka ndodhur gjatë qeverisë ‘Kurti’ është 22%”, shkroi Bajrami.