Begaj studentëve: Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe jeni ju - rinia e saj
Foto: Facebook

Begaj studentëve: Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe jeni ju - rinia e saj

Aktuale October 07, 2024 - 13:37

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar studentët në nisjen e vitit të ri akademik.

“Sot, në nisjen e vitit të ri akademik 2024-2025, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës urova dhe inkurajova të gjithë studentët”, shkruan Begaj në Facebook.

Ai shprehet se këta të rinj janë brezi që do të ndërtojë Shqipërinë e së nesërmes, një Shqipëri të zhvilluar, të qëndrueshme e të fortë.

“Ju jeni brezi që do të ndërtojë Shqipërinë e së nesërmes, një Shqipëri të zhvilluar, të qëndrueshme e të fortë. Kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë, por jam i bindur se me përkushtim, punë të palodhur dhe dashuri për dijen, mund të arrini çdo gjë që dëshironi. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe e këtij potenciali jeni ju, rinia e saj. Suksesi juaj është suksesi i Shqipërisë dhe së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”.