Qeveria ndryshoi masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila
Foto: Laura Hasani

Qeveria ndryshoi masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Aktuale October 07, 2024 - 12:46

Masa e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdar raportohet se është ndryshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Të paktën kështu kanë konfirmuar burime të Zeri.info.

Lidhur me këtë është pyetur nga gazetarët shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se për këtë gjë është kompetente Qeveria e Kosovës.

“Besoj që organi kompetent për këtë është Qeveria, nuk kisha dasht të komentoj më tutje”, tha ajo.

Kosova ka ndalur importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, vitin e shkuar.