Gashi: E vështirë të miratohen ligje gjatë kësaj legjislature
Foto: Laura Hasani

Gashi: E vështirë të miratohen ligje gjatë kësaj legjislature

Aktuale October 07, 2024 - 12:35

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se problemet e kësaj legjislature janë duke vazhduar, duke përmendur mosvotimin e projektligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Madje pohoi se në këtë legjislaturë është e vështirë të votohen ligje.

Image

Ai ka thënë se qasja e Qeverisë ndaj mediave është gabuar dhe e dëmshme për demokracinë dhe fjalën e lirë në Kosovë.

“Po shkojmë drejt fundit të legjislaturës dhe siç duket probleme e kësaj legjislature po vazhdojnë. Është vështirë që të kalojnë ligje”.

“LDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtarë. Vazhdojmë të jemi në një situata të pa aftësie së qeverisje dhe të kemi probleme në përfaqësimin ndërkombëtar”.

“Është një qasje e gabuar dhe e dëmshëm për demokracinë dhe fjalën e lirë në Kosovë. Mendoj se duhet të mbrohet interesi i Kosovës”.

Image