Tahiri: Qeveria t’i përmbushë obligimet, që të mos dalim të paaftë
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Qeveria t’i përmbushë obligimet, që të mos dalim të paaftë

Aktuale October 07, 2024 - 12:20

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u shpreh se Qeveria duhet t’i përmbushë obligimet e saj, në mënyrë që të mos duket si e paaftë.

“Një qeveri e shëndoshë, një qeveri që mban lidhje të shëndoshë me partnerët tanë, nuk e bien punën me i vendos sanksione, por unë nuk mund të flas në emër të Qeverisë, krejt çka mund të them është se këto sanksione të mos shtohen”, u shpreh Tahiri.

“Qeveria duhet t’i përmbushë obligimet e saj, nëse flitet për sigurinë e mallrave, Qeveria duhet t’i ofrojë kushtet. Duhet të përmbushim detyrimet tona, që të mos dukemi të paaftë”.