Kuvendi mblidhet të enjten, PDK-ja shpreson të mos ketë sanksione të reja nga ndërkombëtarët
Foto: Laura Hasani

Kuvendi mblidhet të enjten, PDK-ja shpreson të mos ketë sanksione të reja nga ndërkombëtarët

Aktuale October 07, 2024 - 11:50

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se Kuvendi do të mblidhet të enjten, për të vazhduar me mbajtjen e seancës së papërfunduar.

Ai ka konfirmuar se PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, por që shtoi se do të jetë vështirë të votohen projektligjet në rend dite.

Image

“Do të jenë seancë që ka qenë e papërfunduar pra dy javësh. Ju e dini që tash e dy seanca sesioni vjeshtor nuk po arrijnë të filloj si shkak i mungesës se mazhorancës”.

“Qëndrimet e PDK-së janë të njëjta, do të votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Duke që do të jetë vështirë që të kalohen edhe këto projektligje”, ka thënë ai.

Tahiri shpreson që ndërkombëtarët nuk do të shtojnë sanksione të reja ndaj Kosovës, si shkak i masës së vendosur ndaj produkteve serbe.

Image

“Sa i përket CEFTA-s, janë bërë 10 vjet që Kosova është bërë pjesë e saj, pas 10 vjetësh kemi arritur në një pikë që Kosova po rrezikohet”.

“Unë shpresoj, që komuniteti ndërkombëtar ta ndalin shtimin e sanksioneve ndaj vendit tonë dhe besoj që vendit do t’i japim një qeveri të re, e cila di t’i japë zhvillim ekonomik dhe frymë të re vendit”.

Image