Pacolli i tronditur nga vdekja e të rinjve nga aksidenti në Badoc: Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave
Foto: Laura Hasani

Pacolli i tronditur nga vdekja e të rinjve nga aksidenti në Badoc: Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave

Aktuale October 06, 2024 - 20:09

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur keqardhje për jetët e humbura të të rinjëve mbrëmë nga aksidenti tragjik rreth liqenit të Badocit.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se shkaktar për aksidente të tilla, mbeten disa pjesë rrugësh të shkaktuara, që sipas tij me pak kujdes dhe përkushtim do mund të ishin të sigurta.

Postimi i plotë:

Më tronditi shumë humbja e jetëve të tre të rinjve në rrugën përreth liqenit të Badocit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, dhe Zoti i mëshiroftë të ndjerët.

Deri kur do të vazhdojnë incidente të tilla tragjike para se të vetëdijesohemi dhe të riparojmë e sigurojmë rrugët tona?

Sot kemi shumë pjesë rrugësh të shkatërruara që janë vdekjeprurëse, të cilat më pak kujdes dhe përkushtim do të mund të ktheheshin në rrugë të sigurta!