Haradinaj i reagon Kurtit për rritjen ekonomike
Foto: Laura Hasani

Haradinaj i reagon Kurtit për rritjen ekonomike

Aktuale October 06, 2024 - 19:53

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka reguar kryeministrit Albin Kurti lidhur, i cili gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se rritja ekonomike në vendin tonë ka shënuar rritje ekonomike prej 33 %.

Haradinaj përmes një postmi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel”.

Postimi i plotë:

Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel. I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit. Përnjëmend ky synon që me propagandën e “dhunës psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike.