Rama për vrapimin: Mesazh i fuqishëm për parandalim të kancerit të gjirit
Foto: Facebook

Rama për vrapimin: Mesazh i fuqishëm për parandalim të kancerit të gjirit

Aktuale October 06, 2024 - 18:28

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur mesazh të fuqishëm për rëndësinë e parandalimit të kancerit të gjirit, aktivitetin e sotshëm të vrapimit në sheshin “Skënderbeu”, si mbështetje për gratë që luftojnë kundër kësaj sëmundje.

“Ky aktivitet është një mesazh i fuqishëm për rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin tonë. Së bashku mund të rrisim ndërgjegjësimin dhe t’u japim forcë atyre që kanë nevojë për mbështetje dhe solidaritet”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

Sot u bashkova me qytetarët në vrapimin në sheshin “Skënderbeu” për të mbështetur gratë që luftojnë kundër kancerit të gjirit.

Ky aktivitet është një mesazh i fuqishëm për rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin tonë.

Së bashku mund të rrisim ndërgjegjësimin dhe t’u japim forcë atyre që kanë nevojë për mbështetje dhe solidaritet.

Kryeqyteti ofron mamografi pa pagesë në tre Qendra të Mjekësisë Familjare, dhe nga 250 euro për të diagnostifikuarit me këtë sëmundje.

Bëjeni mamografinë sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë!