Aksidenti me tre të vdekur në Badoc, Fushtica: Mbrëmë qyteti ynë u trondit
Foto: Zëri / Ilustrim

Aksidenti me tre të vdekur në Badoc, Fushtica: Mbrëmë qyteti ynë u trondit

Aktuale October 06, 2024 - 13:42

Tre persona vdiqën mbrëmë pas një aksidenti që ndodhi në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Vetura me të cilin ata po udhëtonin, ra në Liqenin e Badocit.

Lidhur me rastin ka reaguar drejtori i Emergjencave në kryeqytet, Lulzim Fushtica.

Fushtica deklaroi se mbrëmë “u trondit qyteti i Prishtinës”.

“Ngushëllimet tona më të thella familjeve të të rinjve që humbën jetën. Bashkë ndajmë dhembjen e tyre”, tha Fushtica.

“Në këto momente të dhimbshme, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Zjarrfikësit e Kryeqytetit, Policinë e Kosovës, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca dhe në veçanti Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesional gjatë operacionit të shpëtimit”, theksoi ai.

Reagimi i plotë i Fushticës, pa ndërhyrje:

Mbrëmë qyteti ynë u trondit nga një tragjedi e rëndë në Liqenin e Badovcit, ku fatkeqësisht humbën jetën tre të rinj. Në këto momente të dhimbshme, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Zjarrfikësit e Kryeqytetit, Policinë e Kosovës, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Urgjencën Mjekësore te Kryeqytetit dhe në veçanti Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesional gjatë operacionit të shpëtimit.

Shërbimi i tyre i palodhur dhe përkushtimi për të mbrojtur jetët dhe sigurinë e qytetarëve tanë është shembull frymëzimi për të gjithë ne. Edhe pse rezultati i kësaj ndërhyrjeje ishte i dhimbshëm, jemi mirënjohës për çdo përpjekje të bërë për të shpëtuar jetë.

Ngushëllimet tona më të thella familjeve të të rinjve që humbën jetën. Bashkë ndajmë dhembjen e tyre. /Zëri