Moti nesër: Vranësira e reshje shiu, temperaturat nga 9 deri në 17 gradë
Foto: Laura Hasani

Moti nesër: Vranësira e reshje shiu, temperaturat nga 9 deri në 17 gradë

Aktuale October 05, 2024 - 23:46

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 17 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.