Sulmet e qenve endacakë në QKUK,  kryetarit Rama i bëhet thirrje të ndërmarrë masa të menjëhershme
Foto: Laura Hasani

Sulmet e qenve endacakë në QKUK, kryetarit Rama i bëhet thirrje të ndërmarrë masa të menjëhershme

Aktuale October 05, 2024 - 20:15

Një neurolog i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është sulmuar dhe kafshuar nga qen endacakë gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Lidhur me këtë, ka reaguar anesteziologia, Kumrije Shabani, njëherësh, dhe përfaqësuese e PDK-së në asamblenë komunale,

Ajo i ka kërkuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, që të ndërmarr masa të menjëhershme dhe konkrete për të mbrojtur qytetarët nga këto rreziqe.

“Është e papranueshme që profesionistët shëndetësorë dhe qytetarët të jetojnë në frikë për jetën dhe sigurinë e tyre për shkak të dështimit të menaxhimit të këtij problemi.  Z. Rama, kërkoj nga ju që të ndërmerrni masa të menjëhershme dhe konkrete për të mbrojtur qytetarët nga këto rreziqe. Kafshimet nga qentë endacakë nuk mund të jenë më një ngjarje e zakonshme në qytetin tonë. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve është prioriteti kryesor. Ftoj urgjentisht që të adresoni këtë situatë dhe të jepni llogari për vonesat e zgjidhjes së saj”, ka shkruar Shabani.