KEK-u i dhuron qymyr shkollave të Obiliqit e Fushë Kosovës, reagon ashpër ish-ministri i Mjedisit

KEK-u i dhuron qymyr shkollave të Obiliqit e Fushë Kosovës, reagon ashpër ish-ministri i Mjedisit

Aktuale October 05, 2024 - 12:31

Ish-ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka dal me reagim pasi KEK-u ka vendosur që të furnizojë me 1320 ton thëngjill falas shkollat e Komunave të Fushë Kosovës dhe Obiliqit për ngrohje gjatë sezonit dimëror.

Matoshi tha se kjo “dhuratë” do të sjell sëmundje dhe pasoja.

“Padyshim që shpresoj shumë që këto dy komuna të mos e pranojnë këtë “dhuratë” e cila do të jetë tepër e dëmshme për nxënësit dhe stafin e këtyre shkollave si dhe ata banorë që jetojnë afër tyre“, shkroi ai në “Facebook”.

Ai tha se ky vendim duhet të anulohet.

“Gjithashtu shpresoj që akterëve të përfshirë në këtë qështje, t`u rikujtohet se me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës të marrë me datën 06.11.2018, është i NDALUAR përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse për ngrohje në institucionet publike në gjithë teritorin e Republikës së Kosovës.Lutem që ky vendim i Bordit të KEK-ut të anulohet sa më parë“, tha ai.