Dy figura qendrore të PDK-së, distancohen nga Ramiz Lladrovci, e akuzojnë s’e ua keqpërdori emrin

Dy figura qendrore të PDK-së, distancohen nga Ramiz Lladrovci, e akuzojnë s’e ua keqpërdori emrin

Aktuale October 05, 2024 - 12:21

Dy figura qendrore të PDK-së, Fadil Demaku ish deputet dhe Petrit Hajdari anëtar i kryesisë partisë, kanë refuzuar të jetë pjesë e një ekipi që ka zgjedhur “krye në veti, Ramiz Lladrovci.

Ky i fundit që është edhe kryetar i Drenasit ka njoftuar për krijimin e shtabit zgjedhor të degës dhe ka futur në këtë “listë dëshirash” emra të rëndësishëm, por pa i konsultuar ata paraprakisht, raporton PortaliMagazina.com

Në mesin e këtyre emrave, Lladrovci ka listuar edhe Fadil Demakun ish deputet i PDK-së dhe Petrit Hajdarin anëtarë i kryesisë qendrore të kësaj partie.

Por menjëherë kanë reaguar që të dytë duke u distancuar nga “shtabi i Ramizit”, duke akuzuar kryetarin Lladrovci për keqpërdorim të emrit të tyre.

“Unë kam integritetin tim dhe nuk dua të më keqpërdorët emri për qëllime të caktuara dhe interesa grupore qofshin edhe brenda vet PDK-së. Nëse është e nevojshme që unë të jem pjesë e strukturave të tilla organizative së pari të më kontaktojnë kandidati ynë për Kryeministër z. Bedri Hamza dhe Kryetari Memli Krasniqi”, ka shkruar Demaku ne llogarine e tij ne Facebook.

Po ashtu edhe Petrit Hajdari është ndjerë i keqpërdorur nga Lladrovci për qëllimet e tij.

“Emërimi im në këtë pozitë, pa kurrfarë konsultimi paraprak, reflekton krejt të kundërtën e asaj çka është e çka duhet të jetë PDK-ja.

Pa fijen e dyshimit që me çdo pjesë të qenies sime, si anëtar i Kryesisë Qendrore dhe si anëtar i PDK-së, unë do ta jap kontributin tim për fitoren e PDK-së.

Por, i bëj me dije të gjithë që unë nuk mund të bëhem pjesë e organizmave që në vend se t’i luftojnë përçarjet, përpiqen t’i mbulojnë ato”, ka shkruar Hajdari.