Abdixhiku viziton familjet në fshatrat e Malishevës: Brengat e tyre na prekin të gjithëve

Abdixhiku viziton familjet në fshatrat e Malishevës: Brengat e tyre na prekin të gjithëve

Aktuale October 04, 2024 - 21:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sonte ka vazhduar vizitat në familje në fshatrat Astrazup dhe Ngucat të Malishevës.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së thotë se u prit ngrohtësisht, ku më pas dhe liston brengat e tyre.

“U mirëprita ngrohtësisht nga shumë familjarë në këto dy fshatra. Brengat e tyre na prekin të gjithëve. Përballja me çmime, mungesa e gjërave bazike – madje dhe vet rrymës – e historitë e të rinjve që largohen nga Kosova ishin krejt të zakonshme”, u shpreh Abdixhiku.

“Ky nuk duhet të jetë realiteti ynë sot. Me udhëheqjen e duhur, ne mund të krijojmë vende pune, të përmirësojmë arsimin dhe të ofrojmë paga të dinjitetshme për të mbajtur familjet tona të bashkuara. Prandaj, le ta ndërtojmë një Kosovë të jetueshme për qytetarët tanë! Një Kosovë që merret me brengat e tyre në secilin hap!”.