Ulutashi viziton “Sulltan Muratin”, takohet me kontingjentin turk
Aktuale
October 04, 2024 - 20:58
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka vizituar kampin “Sulltan Murat” në Prizren, ku u takua me personelin e kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it.
Ulutashi shprehu mirënjohje për komandantin e kontingjentit turk, kolonel Zafer Saglam, për siççtha ai, udhëheqjen e shkëlqyer dhe për shërbimet e vlefshme të njësisë së tij.
Komandanti aktual i KFOR-it, Ozkan Ulutash, do të jetë në udhëheqje të trupave deri më 11 tetor, e që më pas do të pasohet nga komandanti i ri i KFOR-it, Enrico Barduani, i cili mbërriti sot në Kosovë.