Policia e interviston asamblistin e LDK-së sepse ia shpërfaqi parregullsitë Bulliqit

Policia e interviston asamblistin e LDK-së sepse ia shpërfaqi parregullsitë Bulliqit

Aktuale October 04, 2024 - 19:15

Policia e Kosovës e ka thirrur në intervistim asambleistin e LDK-së, Valon Demollin, pasi ky i fundit kishte xhiruar gjendjen e mjerueshme të banjove në një shkollë të Podujevës.

Demolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se kjo është tentin i pushtetit për t’ia mbyllur gojën dhe frikësuar.

Postimi i plotë: 

Të nderuar qytetarë,

Pas kërkesave të prindërve të nxënësve në fshatin Buricë, dje, në cilësinë e shefit të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, kam vizituar objektin e kësaj shkolle për t’u njoftuar me problemin që kishin me ujë, pra në ambientet e kësaj shkolle me javë të tëra nuk kishe furnizim me ujë te pijes dhe për nevoja personale të fëmijëve.

Videon që tregonte gjendjen e mjerueshme të banjove si pasojë e mungesës së ujit e kam postuar në rrjetin social facebook dhe përmes saj kam adresuar këtë shqetësim.

Kjo nuk është e tëra.

Ajo çfarë më ndodhi sot është komplet e papranueshme. Me mëngjes mora telefonatë nga Policia e Kosovës të cilët më ftuan të jap deklaratë pë këtë vizitë. Të njëjtit ishin kontaktuar nga Drejtoria e Arsimit të alarmuar pse une me video i kam treguar publikut për mungesën e ujit në një shkollë.

Pse drejtori i Arsimit e ka lajmëru Policinë nuk është lajm për mua, sepse ai tradicionalisht me Polici ka qenë i pshtjellun familjarisht, Llapi e din. Mirëpo shqetësuese është si po përdoret Policia nga pushteti lokal në Podujevë, duke i thirr në seanca të kuvendit, duke i thirr kundër gazetarëve, për t’i larguar qytetarët nga komuna dhe së fundmi edhe për ta penguar një asambleist të zgjedhur të komunës për të hyrë në një institucion të komunës.

Të nderuar përfaqësues të komunës,

Nuk duhet të jetë për ju shqetësim pse unë si asambleist kam adresuar këtë problem, por fakti që ata fëmijë janë pa ujë të pijes dhe pa ujë në banjot e shkollës që nga fillimi i vitit shkollor.

Ju këshilloj që para se ta thirrni Policinë me pengu opozitën në punën e saj, thirreni kompaninë përgjegjëse dhe siguroni ujë për ata fëmijë sepse është për keqardhje gjendja e asaj shkolle, e cila realisht është fotografia më e saktë e qeverisjes tuaj.