Reshje të shumta shiu në Shqipëri, disa zona rrezikohen nga përmbytjet

Reshje të shumta shiu në Shqipëri, disa zona rrezikohen nga përmbytjet

Aktuale October 04, 2024 - 13:42

Moti i lig me rrebeshe shiu dhe stuhi ere ka përfshirë Shqipërinë prej mëngjesit e të kësaj të premteje.

Për rrjedhojë, në shumë qytete uji ka vërshuar nëpër rrugë, duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Situata më e vështirë është krijuar në qytetin e Lezhës, ku uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret dhe ka bllokuar hyrjet e pallateve.

Nga moti i keq me reshje me intensitet të lartë është përfshirë edhe Tirana, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohen probleme.