Mësimdhënësit e Vitisë protestojnë para Qeverisë: Duam paga tona
Foto: Laura Hasani

Mësimdhënësit e Vitisë protestojnë para Qeverisë: Duam paga tona

Aktuale October 04, 2024 - 12:08

Punëtorët e arsimit të komunës së Vitisë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit nuk ua ekzekutoi pagat e muajit shtator, raporton Ekonomia Online.

“Duam pagat tona”, “Edhe Vitia është n’Kosovë” - ishin disa nga mbishkrimet në pankartat e mësimdhënësve nga Vitia.

I pari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, tha se java e ardhshme mund ta gjejë në grevë në arsim sistemin e arsimit në Viti, nëse nuk ekzekutohen pagat gjatë së premtes.

“I lutem që të presin pak. Janë shumë të revoltuar dhe java e ardhshme mund ta gjejë Vitinë në grevë. Veprime sindikale mund të ketë edhe në komuna tjera

Image
 

Punëtoret e arsimit e kanë zërin e tyre qe i mbron. I kam dërguar ministrit Muratit letër, le t’i zgjedhin çështjet institucionet, t’i procedojnë pagat”, ka thënë Jashari.

“Është mëkat se do të përballen edhe me kamata shtesë, i lus bankat që mos të veprojnë tani dhe mos t’i ndëshkojnë sepse qeverisja i ndëshkojë. Kam frikë se do të preken edhe komunat e tjera”, shtoi ai.

Kemajl Bislimi, kryetari i BSPK-së në Viti, është shprehur i shqetësuar lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit e Vitisë.

“Edhe një herë, në emër të BSPK-së kërkoj nga partneri social të bëjë ekzekutimin e pagave. Nuk janë ekzekutuar pagat, në Komunë na kanë thënë që faji është te Qeveria. Mësimdhënësit do të presin deri të hënën, do të marrim masa të tjera. Shqetësimet janë të mëdha. Pjesa e tyre dërrmuese me obligime financiare, pastaj janë edhe një moshë e shtyrë”.

Të martën, Ministria e Financave ka thënë se nuk janë ekzekutuar pagat e për programet e arsimit fillor dhe të mesëm, pasi Komuna e Vitisë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm.

Image
Image
Image
Image