Ministria e Financave po kërkon 32 zyrtarë të mirëqenies sociale për zyrat e pensioneve
Aktuale
October 04, 2024 - 11:44
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po kërkon 32 zyrtarë të mirëqenies sociale për zyrat e pensioneve, në kuadër të Projektit të Reformës së Asistencës Sociale.
Sipas kësaj ministrie, projekti synon të rrisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe të krijojë një regjistër social gjithëpërfshirës me të gjitha skemat sociale dhe pensionale.
“Zyrtarët do të angazhohen për periudhë njëvjeçare dhe do të ndihmojnë në proceset administrative, duke përfshirë këtu mbështetjen e qytetarëve, si dhe realizimin e procesit të verifikimit për skema të ndryshme sociale të zbatuara në kuadër të Ministrisë”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë.